SKU
HI4110

Elektroda selektive e joneve të kombinuara flourur (ISE) - HI4110

95 650,49 Lekë
In stock

HI4110 është një elektrodë jono-selektive (ISE) për përcaktimin e joneve flourur (F-) në tretësirë. Membrana e përbërë nga floururi i lantanit mund të shkaktoj një ndryshim potenciali si pasojë e shkëmbimit të joneve të flourit midis membranës dhe mostrës. Elementët ndijues të brendshëm janë të vendosur brenda një trupi të qendrueshëm, i cili përbëhet nga një përzierje e polieterimidit (PEI) dhe epoksidit. H14110 përdoret në shumë aplikime në trajtimin e ujit të pijshëm, monitorimin e mjedisit dhe në banjot e electro-plating.

  • Sensor në gjendje të ngurtë
  • Dizajn specifik konik
  • Përcaktimi nga 0.02 mg/L deri në përqendrim të mbingopur të F-

Elektroda selektive e joneve flourur është një celulë e plotë potenciometrike që përmban si elektrodë referuese elektrodën e Argjend/Klorur argjendit të vendosur brenda një trupi PEI/epoksid me elektrolitin nitrat kaliumi/klorur kaliumi. Elementët e brendshëm janë të izoluar nga mostra nga një membranë kristali të floururit të lantanit.

 

ISE-të në gjendje të ngurtë të Hannës janë të projektuara me një stil konik të kryqëzuar. Gjeometria konike e kryqëzuar në fund të sensorit prodhon një potencial referimi të qëndrueshëm dhe me shpejtësi të njëtrajtshme të rrjedhjes së elektrolitit në tretësirë. Një shtypje e thjeshtë e pjesës së sipërme të ISE e bën të lehtë zbrazjen e tretësirës mbushëse të elektrolitit dhe zëvendësimin kur është e nevojshme. Në mënyrë që HI4110 të përcaktoj me saktësi përqendrimin total të joneve flourur është e rëndësishme që vlera e pH-it dhe e fortësisë jonike të standardeve dhe mostrës të qëndrojnë në vlerë konstante. Buferi rregullues i fortësisë jonike totale (TISAB) siguron që tretësira të jetë midis vlerës 5-8 dhe që koeficienti i aktivitetit të jetë konstant. Buferi TISAB gjithashtu kompleksohet lehtë me jonet e metaleve, si aluminin dhe hekurin, të cilët formojnë komplekse me jonet flourur. TISAB gjithashtu siguron që këto metale të mos interferojnë, duke lejuar matjen e saktë të flourit total. Përcaktimi i të gjitha matjeve me një pH dhe fortësi jonike konstante minimizon gabimet. Elektroda jono-selektive e joneve flourur në gjendje të ngurtë mund të masë në intervalin 1µM (0.02 mg/L) deri në përqendrimin e mbingopur të F-.

Tabela e konvertimit për F-

  Shumëzuesi
mole/L (M) në ppm (mg/L) 1.900 x 104
ppm (mg/L) në M (mole/L) 5.263 x 10-5

Veçoritë:

Zëvendësimi i moduleve të ndjeshmërisë

  • Elektrodat jono-selektive të kombinuara janë elektroda që përcaktojnë përqendrimin e joneve të lira në tretësirë. Membrana ndijuese e kristalit të floururit të lantanit është e zëvendësueshme dhe e lehtë për t’u vendosur në trupin e sensorit.

Trupi i qëndrueshëm PEI

  • Trupi i sondës është i përbërë nga një përzierje e polieterimidit (PEI) dhe epoksidit.

Lidhja BNC

  • HI4110 ka një lidhës universal BNC që siguron një lidhje të lehtë me çdo matës që ka një portë hyrëse BNC.

Teoria e funksionimit

Sensori i elektrodës në gjendje të ngurtë prodhon një voltazh për shkak të shkëmbimit të joneve midis tretësirës dhe membranës inorganike. Një ekuilibër vendoset si pasojë e tretshmërisë së limituar të materialit të membranës në mostër. Kur forca jonike e tretësirës fiksohet me shtimin e rregulluesit të fortësisë jonike, voltazhi është proporcional me përqendrimin e joneve të lira në tretësirë.

Specifikimet:

Specifikime: Detaje
SKU HI4110
Lloji Në gjendje të ngurtë
Intervali optimal i pH  5 në 8
Intervali i temperaturës 0 në 80°C
Diametri 12 mm
Gjatësia 120 mm
Materiali i sondës PEI/epoksid
Kabulli 1 m koaksial
Aplikime                                                               Përcaktimi i flourit të lirë në  ujin e pijshëm,pije freskuese, verë, bimë, banja elektrolize dhe ushqime.                                                               
Lidhja BNC
All prices are VAT excluded and without shipping costs, unless otherwise stated. Hanna Service d.o.o. — Sermin 75H, Bertoki — 6000 Koper (Slovenia) — VAT ID SI92346669 ©2021 All rights reserved