SKU
HI4114

Elektroda selektive e joneve të kombinuara të kaliumit (ISE)- HI4114

117 803,88 Lekë
In stock

HI4114 është një elektrodë jono-selektive (ISE) me membranë të lëngët për përcaktimin e joneve kalium (K) në tretësirë. Membrana PVC është e përbërë nga një shkëmbyes jonik organik dhe potenciali mund të ndryshoj si pasojë e shkëmbimit të joneve kalium midis membranës organike të polimerit dhe mostrës. Elementët e brendshëm të ndjeshmërisë janë të vendosur brenda një trupi të durueshëm polieterimidi (PEI). HI4114 është ideal për shumë matje në verë, agrikulturë dhe në analizat e ujit.

  • Sensor me membranë të lëngët
  • Dizajn specifik konik
  • Intervali i përcaktimit 0.039 në 39,100 mg/L K

Elektroda jono-selektive për jonet kalium HI4114 është një celulë e plotë potenciometrike që përmban si elektrodë referuese elektrodën e Argjend/Klorur argjendit (Ag/AgCl) të vendosur brenda një trupi plastik PEI me elektrolitin e klorurit të natriumit. Elementët e brendshëm janë të izoluar nga mostra nga një membranë e ndjeshme e një polimeri organik.

ISE-të në gjendje të lenget të Hannës janë të projektuara me një stil konik të kryqëzuar. Gjeometria konike e kryqëzuar në fund të sensorit prodhon një potencial referimi të qëndrueshëm dhe me shpejtësi të njëtrajtshme të rrjedhjes së elektrolitit në tretësirë. Një shtypje e thjeshtë e pjesës së sipërme të ISE e bën të lehtë zbrazjen e tretësirës mbushëse të elektrolitit dhe zëvendësimin kur është e nevojshme. Në mënyrë që HI4102   të përcaktoj me saktësi kaliumin është e rëndësishme që forca jonike e standardeve dhe mostrës të rregullohet deri në një vlerë më të madhe ose konstante me forcën jonike të joneve kalium në tretësirën ISA. Tretësira ISA siguron që koeficienti i aktivitetit të qëndroj konstant dhe kështu mund të përcaktohet përqendrimi i saktë i joneve kalium të lirë. Matja e të gjitha tretësirave në një forcë jonike konstante siguron një interval gabimi më të vogël midis matjeve. Membrana e lëngët  ISE, HI4114  mund të masë nga 1µM (0.039 mg/L) në 1M (39,100 mg/L).

Tabela e konvertimit për jonet K:

  Shumëzuesi:

mole/L (M) në ppm (mg/L)

39100

ppm (mg/L) në M (mole/L)

2.56 x 10-5

Veςoritë:

Modulet e fiksimit të sensorit

  • ISE-të e kombinuara në gjendje të lenget janë elektroda që zbulojnë jonet e lira në tretësirë. Komponimi ndijues, i cili është shumë i patretshëm dhe i ngjeshur është ngjitur në elektrodë në një formë ku përdorimi i saj është shumë i lehtë.

Trupi i durueshëm PEI

  • Trupi i sondës është i përbërë nga plastika polieterimidi (PEI)

Lidhja BNC 

  • HI4114 ka një lidhës universal BNC që siguron një lidhje të lehtë me çdo matës që ka një portë hyrëse BNC.

Teoria e funksionimit

Elektroda me sensor në gjendje të lëngët prodhon një potencial si pasojë e shkëmbimit të joneve midis tretësirës dhe membranës me polimer organik qe përmban një rezinë jono-shkëmbyese. Kur forca jonike e tretësirës fiksohet me shtimin e ISA, voltazhi është proporcional me përqendrimin e joneve të lira në tretësirë.

Specifikimet:

Specifikime: Detaje
SKU HI4114
Lloji Membranë polimeri
Intervali optimal i pH 1.5 në 12.0
Intervali i temperaturës 0 në 40°C
Diametri 12 mm
Gjatësia 120 mm
Materiali Sondës PEI/PVC
Kabulli 1 m koaksial
Aplikime Analiza në verë, ujë, tokë dhe mostrat biologjike 
Lidhja BNC
All prices are VAT excluded and without shipping costs, unless otherwise stated. Hanna Service d.o.o. — Sermin 75H, Bertoki — 6000 Koper (Slovenia) — VAT ID SI92346669 ©2021 All rights reserved